Ndërlidhjet

Dhurata Hoxha nominohet për postin e ministres së Drejtësisë


Nominimi i Dhurata Hoxhës për ministre të Drejtësisë
Nominimi i Dhurata Hoxhës për ministre të Drejtësisë

Partia Demokratike e Kosovës ka nominuar sot Dhurata Hoxhën për postin e ministres së Drejtësisë në qeverinë e Kosovës. Nominimin e saj e ka konfirmuar vet ministri i deritashëm i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, i cili ka thënë se pritet që shumë shpejt të bëhet edhe dorëzim – pranimi i detyrës në ndërtesën e qeverisë së Kosovës.

“E shpreh përkushtimin tim për personal që të forcoj luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka thënë ministrja në nominim, duke u zotuar se do të angazhohet që askush të mos jetë mbi ligjin.

Dhurata Hoxha së fundit ka qenë këshilltare politike e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli. Sipas procedurave postet ministrore i mandaton kryeministri i Kosovës.

Ndërkohë që ministri i deritashëm i Drejtësisë, Hajredin Kuçi pritet që angazhimin e tij në qeveri ta ketë në kapacitetin e zëvendëskryeministrit të parë.

XS
SM
MD
LG