Ndërlidhjet

Gjykata e Hagës vendos sot për Detin e Kinës Jugore


Deti i Kinës Jugore
Deti i Kinës Jugore

Një tribunal ndërkombëtar do të japë sot vendimin e shumëpritur për territoret e kontestueshme në Detin e Kinës Jugore.

Rasti në gjykatën e Hagës është sjellë nga Filipinet, të cilat thonë se aktiviteti i Kinës në rajon është kundër së drejtës ndërkombëtare.

Kina pretendon pronësinë e 90 përqind të Detit të Kinës Jugore, përfshirë shkëmbinjtë nënujorë dhe ishujt, që po ashtu pretendohen nga të tjerët.

Kina thotë se nuk e njeh gjykatën dhe refuzon të marrë pjesë.

Vendimi i gjykatës do të jetë detyrues, por gjykata nuk ka kompetenca të zbatimit.

XS
SM
MD
LG