Ndërlidhjet

BBG: Ndalimi i Shell në Rusi, shërfaqje e agresionit 


Udhëheqësi i BBG-së, Jeff Shell - Arkiv
Udhëheqësi i BBG-së, Jeff Shell - Arkiv

Duke ia mohuar hyrjen në Rusi udhëheqësit të Bordit të Guvernatorëve (BBG) Jeff Shell, shpërfaqet “agresioni i paturpshëm” që nuk do të zmbraps transmetuesit amerikan nga misioni i tyre për të ofruar lajme të sakta për njerëzit, qeveria e të cilëve iu fsheh informacionet, ka thënë shefi ekzekutiv i këtij Bordi.

Në një komunikatë të dërguar mediave më 14 korrik, Shefi Ekzekutiv i BBG-së, John Lansing gjithashtu ka thënë se “çdo ditë, qeveria ruse hesht kritikët dhe kontrollin rreptësisht informacionet në dhe përreth shtetit”.

Shell ishte ndaluar më 12 korrik në Aeroportin e Moskës. Ai është mbajtur për disa orë para se është vendosur në një aeroplan të radhës për ta larguar nga Rusia. Zyrtarët rus më vonë kanë thënë se Shell është organizator i “propagandës anti ruse, masivisht të rrejshme”.

Ai është vendosur në një listë të zgjeruar të njerëzve që Rusia nuk do ju jep viza si veprim hakmarrës ky ndaj sanksioneve të njejta që SHAB-të iu kanë vendosur zyrtarëve rusë.

BBG mbikqyrë të gjithë transmetuesit jo ushtarak të Shteteve të Bashkuara, përfshirë edhe Zërin e Amerikës dhe Radion Evropa e Lirë. Shell ka udhëtuar drejt oskës për të shënuar 25 vjetorin e zyrës së Radios Evropa e Lirë në Moskë.

Komunikata e Lansing thotë se incidenti me Shell na “kujton pse puna që e bëjmë është shumë e rëndësishme dhe pse ne nuk do të ndalojmë”.

XS
SM
MD
LG