Ndërlidhjet

May nuk do të nisë shpejt negociatat për Brexit-in


Kryeministrja e Britanisë, Theresa May.
Kryeministrja e Britanisë, Theresa May.

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, tha se vendi i saj nuk do të nisë bisedimet formale për largimin nga Bashkimi Evropian, derisa të mos ketë një “qasje britanike” ndaj çështjes.

May i bëri këto komente gjatë një vizite në Skoci, rajon që në referendumin e 23 qershorit ka votuar për të mbetur në BE, derisa vendi në tërësi për dalje.

May u takua me kryeministren e Skocisë, Nicola Sturgeon, e cila tha se Skocia do të donte të gjente një mënyrë për të mbetur brenda bllokut evropian.

Pas referendumit, Sturgeon ka thënë se Skocia, sipas të gjitha gjasave, do të mbajë referendumin e dytë për pavarësi nga Mbretëria e Bashkuar.

Skocezët kanë refuzuar pavarësinë në vitin 2014.

“E kam thënë tashmë se nuk do e vë në përdorim Nenin 50 (v.j.për ndarjen nga BE-ja), derisa të gjejmë një qasje britanike dhe të gjejmë objektivat për negociata”, tha May para gazetarëve në Edinburg.

XS
SM
MD
LG