Ndërlidhjet

logo-print

S’ka grurë të mjaftueshëm për këtë vit


Ilustrim

Ilustrim

Në Kosovë ka filluar fushata e korrje- shirjeve. Sipas zyrtarëve qeveritarë priten rendimente më të larta sesa vitin e kaluar, pasi gjendja e grurit është shumë e mirë. Kjo për shkak të, siç thonë ata, kushteve atmosferike, si dhe një kujdesi më të shtuar të fermerëve.

Jusuf Cikaqi, kryetar i Komisionit për monitorimin e fushatës se korrje-shirjeve, në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, për Radion Evropa e Lirë tregon se janë diku rreth 90 mijë hektarë të kultivuara me drithëra, nga to rreth 84 mijë e 500 qind hektarë vetëm me grurë.

Bazuar në sipërfaqen e mbjellë më grurë dhe rendimentet mesatare, Cikaqi shpreson që Kosova deri në 90 për qind do të plotësojë nevojat e popullatës për ushqim, nëse gruri nuk eksportohet në shtetet tjera.

Procesi i korrje-shirjeve deri më tani ka vazhduar me intensitet të plotë dhe pa ndonjë problem të theksuar, pra mund të themi se ka shkuar shumë mirë deri më tani”, thotë Cikaqi.

Ai konsideron se rendimentet mesatare sivjet pritet të arrijnë deri në 4,600 kilogramë për hektarë.

“Sipas informacioneve dhe gjendjes që kemi verifikuar në terren, rendimentet sivjet janë të kënaqshme, sillen nga 3,500-4,500 e në raste të veçanta kemi edhe rekordin 8,000 – 8,500 kilogramë për hektarë. Pra, rendimentet mesatare presim që të jenë në mes 4,000 – 4,600 i cili është edhe rekord”, shton Cikaqi.

Në anën tjetër, përfaqësues të bujqve, japin shifra krejt tjera sa i përket sasisë së rendimenteve mesatare për hektarë dhe përqindjes së plotësimit të nevojave të popullatës me grurë.

Tahir Tahiri, kryetar i Federatës së Bujqve të Kosovës, për Radion Evropa e Lirë, thotë se gruri sivjet ka cilësi shumë të mirë. Pavarësisht kësaj, ai shprehet se Kosova nuk arrin as 40 për qind të plotësojë nevojat për ushqim nga rendimentet e grurit. Kurse, sipas tij, rendimentet mesatare për hektarë mund të arrijnëderi në 3,500 kilogramë.

“Kosova asnjëherë nuk ka arritur që të përmbushë as 30 për qind, qët’i mbulojë nevojat e popullatës për të siguruar sasinë e grurit, sepse nuk po mbillen sipërfaqe më shumë se 60 mijë hektarë. Këta (MBPZHR) japin statistika tjera, por nuk është e vërtetë e njëjta sipërfaqe është gjithmonë”, thekson Tahiri.

Ndryshe, ditë më parë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Qeveria është e përkushtuar që të përkrahë prodhimtarinë bujqësore, sektor ky që mbulon tregun e brendshëm, i cili do të ofrojë kushte të mira për punësim.

  • 16x9 Image

    Nadie Ahmeti

    Me profesionin e gazetarisë ka filluar të merret që prej vitit 2000, kurse Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2001. Kryesisht mbulon çështjet ekonomike dhe sociale, për çka edhe i janë ndarë disa mirënjohje.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG