Ndërlidhjet

Melania Trump akuzohet për plagjiat


Melania Trump gjatë fjalimit të mbrëmshëm në konventën e Partisë Republika
Melania Trump gjatë fjalimit të mbrëmshëm në konventën e Partisë Republika

Melania Trump është akuzuar për plagjiarizëm pasi është zbuluar se dy pjesë të fjalimit të saj janë të ngjajshme me fjalimin e zonjës së parë amerikane, Michelle Obama gjatë konventes kombëtare të Partisë Demokratike në vitin 2008.

Në një pjesë të fjalimit, Melania Trump thotë: “Nga një moshë e re, prindërit më kanë mësuar se duhet të punosh shumë për atë që e ke dëshirë në jetë, që fjala jote është besëlidhja jote dhe ti duhet të mbash premtimin, që të trajtosh njerëzit me respekt. Ata më kanë mësuar dhe më kanë treguar vlerat dhe moralin në jetën e përditshme”.

Kjo pjesë ka ngjajshmëri pothuajse fjalë për fjalë për fjalimin e Michelle Obamës në vitin 2008: “Barack dhe unë jemi rritur me shumë nga vlerat e njejta: si për shembull, duhet të punosh shumë për gjërat që do në jetë, që fjala jote është besëlidhja jote, që e bën atë e që e thua se do e bësh, që do të trajtosh njerëzit me dinjitet dhe respekt, edhe nëse nuk i njeh ata apo edhe nëse ata nuk pajtohen me ty”.

XS
SM
MD
LG