Ndërlidhjet

Rusisë i rrezikohet pjesëmarrja në Lojërat e Rios


Ilustrim
Ilustrim

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar tha të martën se do të shqyrtojë “mundësitë ligjore” për të ndaluar pjesëmarrjen e të gjithë atletëve rusë në Lojërat Olimpike Verore, të cilat nisin muajin e ardhshëm në Rio de Zhaneiro.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar urdhëroi komisionin disiplinor që të shohë rolin e zyrtarëve rusë në dopingun e sponsorizuar nga shteti.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar mbajti bisedime urgjente në Zvicër, pasi një raport i Agjencisë Botërore Kundër Dopingut ka konstatuar se në Rusi ka doping të “diktuar nga shteti”.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar “do të shqyrtojë mundësitë ligjore për një ndalim kolektiv të të gjithë sportistëve rusë në Lojërat Olimpike 2016”, thuhet në deklaratë.

Lexoni edhe këtë:

Zbulime intriguese për dopingun në Rusi

XS
SM
MD
LG