Ndërlidhjet

logo-print

Prokurorët sfidojnë dënimin “e butë” të Pistoriusit


Oscar Pistorius

Oscar Pistorius

Prokurorët e Afrikës së Jugut thanë se do të apelojnë dënimin me gjashtë vjet burgim të vrapuesit olimpik, Oscar Pistorius.

Ai është dënuar me 6 korrik për vrasjen e së dashurës së tij, por prokurorët thanë se “dënimi është tepër i butë”.

Autoriteti Kombëtar i Ndjekjes tha se dënimi “është në disproporcion me krimin” dhe se mund ta diskreditojë sistemin e drejtësisë.

Pistorius ka vrarë të dashurën e tij, Reeva Steenkamp, në shkurt të vitit 2013.

Ai e ka pranuar vrasjen, por ka thënë se e ka ngatërruar Steenkampin me një hajdut.

Në një deklaratë të lëshuar nga Autoriteti Kombëtar i Ndjekjes thuhet se kërkesa për apelimin e dënimit është paraqitur të enjten.

XS
SM
MD
LG