Ndërlidhjet

logo-print

Rusia nuk përjashtohet nga Lojërat Olimpike në Rio

  • RFE /RL

Ilustrim

Ilustrim

Rusia nuk do të përballet me përjashtim të plotë nga Rio 2016, pas skandalit të dopingut në vend.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do t’ia lë në përgjegjësi të federatave individuale ndërkombëtare që të vendosin nëse garuesit rusë janë të pastër dhe duhet të lejohen që marrin pjesë në gara, njoftojnë mediat ndërkombëtare.

Në lajmin e publikuar nga BBC, thuhet se vendimi u mor pas një raporti në të cilin profesori kanadez i drejtësisë, Richard McLaren, tha se Rusia kishte manovruar programin e dopingut të sponsorizuar nga shteti që nga viti 2011 deri më 2015

Lojërat në Rio fillojnë më 5 gusht.

Garuesit nga Rusia që duan të marrin pjesë në Lojëra duhet të përmbushin kriteret e rrepta të përcaktuara nga KON-i.

Cilido atlet rus që i është nënshtruar ndalesës së dopingut nuk do të mund të marrë pjesë në Lojërat Olimpike muajin e ardhshëm.

XS
SM
MD
LG