Ndërlidhjet

Gjermani: Sulmuesi u vra në “eksplodim të qëllimshëm”


Pamje e eksplodimit në Ansbah të Gjermanisë
Pamje e eksplodimit në Ansbah të Gjermanisë

Policia gjermane në qytetin jugor, Ansbah, tha sot në mëngjes se një person është vrarë kur pajisja eksploduese, që besohet se ai e kishte me vete, ka shpërthyer afër hyrjes së një festivali të hapur muzikor.

Ky eksplodim ka ndodhur mbrëmë vonë.

Në kumtesën e shkurtër të policisë theksohet se “personi, sipas njohurive tona aktuale, autor i veprës, ka vdekur”.

Autoritetet thanë se gjatë këtij eksplodimi janë plagosur 12 vetë, tre prej tyre seriozisht.

Ministri i brendshëm i Bavarisë, Joachim Herman, tha se i dyshuari ishte refugjat sirian, 27 vjeçar, i cili ishte arritur në Gjermani para dy vitesh dhe ka shtuar se kërkesa e tij për azil ishte refuzuar para një viti, por atij i ishte lejuar qëndrimi në Gjermani për shkak të konfliktit në Siri.

Sipas tij, ende nuk është e qartë se cili ishte synimi i këtij personi: t’i vrajë të tjerët apo të bëjë vetëvrasje dhe ka theksuar se i dyshuari deri tash dy herë kishte provuar të bënte vetëvrasje.

Aktualisht, në Gjermani kanë ndodhur disa sulme vdekjeprurëse.

XS
SM
MD
LG