Ndërlidhjet

Hillary Clinton – gruaja e parë në histori e nominuar për presidente


Pamje nga Konventa e Partisë Demokratike në Filadelfia
Pamje nga Konventa e Partisë Demokratike në Filadelfia

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, në mënyrë triumfale është bërë gruaja e parë që u nominua nga një parti e madhe amerikane për zgjedhjet presidenciale.

Vetëm pak çaste para se të votohej për nominim, bashkëshorti i saj, Bill Clinton, ish-president i Shteteve të Bashkuara, ka kërkuar nga demokratët dhe amerikanët që të votojnë për Hillaryn në nëntor, duke thënë se duke e bërë atë presidenten e parë, Shtetet e Bashkuara do të bëhen më të forta dhe më të mira.

“Hillary do të na bëjë ne më të fortë së bashku. Ju e dini këtë sepse ajo e kaloi gjithë jetën duke e bërë këtë. Shpresoj se ju do ta zgjedhni atë”, tha Bill Clinton, në fjalimin e tij sot herët në mëngjes në Konventën Kombëtare të Partisë Demokratike në Filadelfia.

Zonjën Clinton e ka mbështetur fuqishëm edhe rivali i saj në zgjedhjet partiake, Bernie Sanders.

XS
SM
MD
LG