Ndërlidhjet

logo-print

Kelani: Aktivizimi i më shumë policëve, rutinë e verës 


Baki Kelani - shefi i zyrës për informim i Policisë së Kosovës

Baki Kelani - shefi i zyrës për informim i Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës ka shtuar personelin e saj nëpër Kosovë, diçka që këtyre ditëve është vërejtur më shumë në ambiente të ndryshme përfshirë edhe Aeroportin e Prishtinës.

Por, kjo është pjesë rutinë e planit operativ që ndodhë çdo sezon të verës, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, shefi i zyrës për informim i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Ne në planifikimet tona të sezonës verore bëjmë shtimin e personelit policor nëpër qytete, rrugë të ndryshme dhe ambiente apo lokacione që frekuentohen më shumë në aspektin e qytetërëve apo bashkëatdhetarëve tanë dhe për këtë arsye Policia ka prani më të shtuar nëpër ato vende...dhe kjo nuk e përjashton as Aeroportin”, tha Kelani.

Sipas tij, fakti që policia vërehet në numër të shtuar nëpër Kosovë nuk duhet të shqetësojë askë pasi autoritetet e rendit nuk kanë “indikacion për asnjë rast apo shqetësim të mundshëm shtesë”.

“Policia e Kosovës çdo herë bën vlerësimet e saj në aspektin e sigurisë në Kosovë dhe varësisht prej vlerësimeve ndërmerrë edhe masa shtesë në ofrimin e sigurisë. Tani për tani situata është e qetë, nuk ka indikacion për asnjë rast apo shqetësim të mundshëm”, ka thënë Kelani përmes telefonit për Radion Evropa e Lirë.

XS
SM
MD
LG