Ndërlidhjet

AP: Parashikohet që Majlinda Kelmendi do ta fitoj medaljen e artë


Majlinda Kelmendi
Majlinda Kelmendi

Në Lojërat Olimpike Verore, që fillojnë pasnesër në Rio-de-Zhanejro të Brazilit, parashikohet që anëtarja e seleksionit të Kosovës, Majlinda Kelmendi, do ta fitoj medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë në xhudo për femra.

Mëtutje, sipas parashikimit të agjencisë, Associated Press, fituese e medaljes së argjendtë në këtë kategori të xhudos, do të jetë Erika Miranda e Brazilit, ndërsa të bronxtën do ta fitojnë japonezja, Misato Nakamura, dhe kinezja, Yingnan Ma.

Kosova për të parën herë merr pjesë në Lojërat Olimpike dhe në Rio-de-Zhanjero përfaqësohet me tetë sportistë.

XS
SM
MD
LG