Ndërlidhjet

Kerry e hapi takimin me pesë vendet e Azisë Qëndrore


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry e ka hapur takimin në Uashington me ministrat e jashtëm të pesë ish vendeve sovjetike të Azisë Qëndrore, duke bërë thirrje për më shumë bashkëpunim në luftën kundër terrorizmit dhe për të nxitur rritjen ekonomike.

Takimi i sotëm po mbahet pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës po bëjnë përpjekje për tu angazhuar më shumë në këtë rajon ku dominojnë Kina dhe Rusia.

Zona në fjalë gjithashtu po përballet me rrezikun në rritje të mungesës së stabilitetit politik ddhe terrorizmit islamik.

Pesë vendet, Kazakistani, Kirgizia, Uzbekistani, Taxhikistanin dhe Turkmenistanin që po marrin pjesë në këtë takim kanë lidhje historike me Moskën.

Të gjitha këto vende janë gjithashtu të shqetësuara pasi Rusia në vitin 2014 e ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë dhe po përkrahë separatistët në lindje të Ukrainës.

Në fjalimin e tij hapës, Kerry ka thënë se bisedimet do të përqëndrohen rreth ekstremizmit të dhunshëm dhe rritjes ekonomike, por edhe dëmet që po i shkaktohen ambientit.

XS
SM
MD
LG