Ndërlidhjet

Rusia e mohon që diplomati i saj e vrau një hajdut në Rio 


Flamuri rus në Parkun Olimpik në Rio të Brazilit
Flamuri rus në Parkun Olimpik në Rio të Brazilit

Policia në Rio De Zhaniero ka thënë se një diplomat rus që ishte viktimë e një vjedhje në tentativë afër Parkut Olimpik e ka vrarë me armë zjarri sulmuesin, por ambasada ruse e ka hedhur poshtë lajmin.

Policia thotë se zëvendës konsulli rus që është identifikuar si banor vendës i Brazilit, është përleshur me sulmuesin e armatosur që tentonte ta vidhte, duke shkaktuar që arma të shkrepej dhe kështu krimineli të qëllohej për vdekje.

Mirëpo, ambasada ruse në Brazilia e ka hedhur poshtë raportin duke thënë se asnjë nga diplomatët e saj nuk janë të armatosur. Ambasada ka shtuar se të gjithë punonjësit e saj kanë “emra rusë, e një të tillë nuk kishte” në sulmin e raportuar.

Ky rast është një nga rastet e mëdha të krimit të raportuar në qytetin ku 85 mijë policë dhe ushtarë janë vendosur për të ruajtur paqen dhe rregullin gjatë mbajtjes së Lojërave Olimpike që fillojnë sot.

XS
SM
MD
LG