Ndërlidhjet

logo-print

Delawie i shqetësuar më dhunën dhe korrupsionin në Kosovë


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Greg Delawie

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Greg Delawie

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie ka shprehur shqetësimin e tij pas rikthimit të hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend dhe gjetjes së një granate dore në shtëpinë e kryetarit të Komisionit shtetëror për shënjimin e vijës kufitare, Murat Meha. Ai ka thënë se veprime të tilla e rrezikojnë të ardhmen e Kosovës. Këto komente, Delaqëie i ka bërë në Prizren, gjatë pritjes për Natën Amerikane në Dokufest (festivalit ndërkombëtar të filmit të shkurtër).

Po ashtu, ambasadori amerikan ka kërkuar luftë të pandalshme ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Mos harrojmë që ndikimi negativ i korrupsionit ndihet më së shumit nga qytetarët e rëndomtë – nëna që përpiqet të marrë shërbime të mira shëndetësore për fëmijën e vet, anëtarët e komunitetit pakicë që përpiqen të gjejnë punë ose ta nxjerrin një dokument në komunë, ose bizneset që zotërohen nga femrat që përpiqen për të garuar për një tender të qeverisë”, është shprehur Delawie.

“Prandaj, nuk është befasi që sondazhe të shumta publike e theksojnë korrupsionin si një prej çështjeve që i shqetëson më së shumti qytetarët e Kosovës. Çdokujt që i përcjell lajmet së voni nuk mund t’i ikën konkluzioni që korrupsioni, nepotizmi dhe patronazhi mbeten gjallë dhe mirë, duke lulëzuar në një kulturë të pandëshkueshmërisë”, ka thënë Delawie.

Ndryshe, ambasadori amerikan është shprehur i nderuar që mund ta organizohet Dokufesti në shtëpinë e bukur Sheh Zade, duke e cilësuar atë si një nga xhevahiret e trashëgimisë kulturore.

XS
SM
MD
LG