Ndërlidhjet

Danimarkë: Policia e arrestoi një të ri për kërcënim me bombë; shkak “zemra e thyer”


Pamje e dy pjesëtarëve të policisë së Danimarkës
Pamje e dy pjesëtarëve të policisë së Danimarkës

Policia e Danimarkës sot e ka arrestuar një azilkërkues iranian, 22 vjeçar, i cili ishte kërcënuar ta hedhë veten në erë, në kulm të një ndërtese ku ai po banonte.

Në njoftimin e policisë theksohet se ky person dëshironte të bënte vetëvrasje për shkak të “zemrës së thyer”.

Në këtë mënyrë sugjerohet se incidenti në ujdhesën daneze, Funen, ishte i ndërlidhur me ngjarje private romantike dhe se nuk kishte për qëllim ndonjë gjest politik.

Policia tha se kjo situatë e tensionuar përfundoi në momentin kur negociatori policor e bindi djaloshin që të tërhiqej nga plani i tij.

Autoritetet nuk kanë bërë komente të mëtejshme për këtë incident dhe nuk kanë thënë nëse ky person kishte pasur eksploziv.

XS
SM
MD
LG