Ndërlidhjet

logo-print

Vuçiq: Zgjidhja është njohja e Kosovës, por këtë nuk e bëjmë


Kryeministri i zgjedhur serb, Aleksandar Vuçiq, derisa i drejtohet parlamentit në Beograd

Kryeministri i zgjedhur serb, Aleksandar Vuçiq, derisa i drejtohet parlamentit në Beograd

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë sot në parlamentin serb në Beograd se “nyja Gordiane” rreth çështjës së Kosovës do të tejkalohej me njohjen e Kosovës.

“...por, këtë nuk mundet dhe nuk do ta bëjë” as qeveria e re e Serbisë ka thënë Vuçiq.

Parlamenti serb sot është duke e mbajtur seancën gjatë së cilës deputetët kanë të drejtë t’i shtrojnë pyetje Vuçiqit. Ky i fundit është paraqitur para ligjvënësve serbë me përbërjen e qeverisë së re, tre muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme për mandatin e ri të pushtetit qëndror.

Në mesin e qindra pyetjeve në seancën që po vazhdon, shefi i qeverisë serbe është pyetur se si do të zgjidhet çështja e Kosovës.

“Zgjidhja e vetme aktuale për Kosovën, ajo që do të zgjidhte nyjen gordiane, do të ishte që qeveria e Serbisë të njohë pavarësinë e Kosovës. Por, këtë qeveria nuk mundet dhe nuk do ta bëjë”, ka thënë Aleksander Vuçiq.

XS
SM
MD
LG