Ndërlidhjet

logo-print

Rusia e hapur për zgjatje të armëpushimit në Aleppo


Aleppo, 10 gusht

Aleppo, 10 gusht

Rusia është duke e konsideruar mundësinë e zgjatjes së një armëpushimi ditor tre-orësh në Aleppo, ka thënë sot i dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, duke insistuar në ndalje të luftimeve për 48 orë, pasi kjo është e nevojshme për sjellë ndihmat, njofton AFP.

Staffan de Mistura tha se Moska nuk ishte konsultuar me Kombet e Bashkuara para shpalljes së njoftimit për vendimin e saj për armëpushim tre-orësh në ditë për të lejuar ndihmat humanitare dhe insistoi se kjo pauzë ishte joadekuate.

“Çfarëdo lloj pauze duhet të shihet me interes të madh, sepse ajo nënkupton se nuk ka luftime, por tri orë nuk janë të mjaftueshme”, ka thënë Mistura sot në Gjenevë.

Kombet e Bashkuara kanë kërkuara qasje urgjente në dhënien e ndihmave në Aleppo dhe një pauzë prej 48 orëve në javë për shpërndarje të ndihmave, duke paralajmëruar se civilët janë në rrezik të madh nga mungesa e ujit dhe sëmundjet e ndryshme, në kohën kur luftimet janë shpeshtuar.

Vlerësohet se rreth 1.5 milion njerëz ende jetojnë në Aleppo.



.

XS
SM
MD
LG