Ndërlidhjet

Clinton – Kaine i publikuan taksat e tyre, kjo kërkohet edhe nga Trump


Hillary Clinton dhe Tim Kaine

Hillary Clinton dhe Tim Kaine

Kandidatja presidenciale e Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara, Hillary Clinton, e ka publikuar pagesën e taksave të saj për vitin 2015, që tregojnë se ajo dhe bashkëshorti i saj, Bill Clinton, kishin të ardhura prej 10.6 milionë dollarë.

Ata kanë paguar shkallë efektive të taksave federale prej 34.2% vitin e kaluar, sipas paraqitjes së taksave, që është publikuar mbrëmë nga fushata e zonjës Clinton.

Pjesën më të madhe të parave të fituara ata e kishin nga të ardhurat biznesore: konsaltingu, fjalimet dhe honoraret për libra.

Tim Kaine, kandidat i zonjës Clinton për zëvendëspresident, po ashtu, i ka paraqitur taksat e tij.

“Hillary Clinton dhe Tim Kaine vazhdojnë të vendosin standard për transparencën financiare”, tha një zdhënëse e fushatës Clinton, e cila i ka bërë thirrje edhe kandidatit republikan presidencial, Donald Trump, që ta bëjë të njejtën gjë.

Zoti Trump ka thënë se ai nuk do t’i paraqes taksat e tij publikisht, derisa Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme ta kompletoj auditin e tyre.

Zakonisht, kandidatët presidencialë në Shtetet e Bashkuara i publikojnë taksat e tyre në media.

Hillary dhe Bill Clinton i kanë zbuluar taksat e tyre për çdo vit, prej 1997-tës.

XS
SM
MD
LG