Ndërlidhjet

Olimpiadë: Notuesi Phelps i përfundoi garat me pesë të arta


Përbërja e stafetës amerikane 4x100 metra me stil të përzier pasi e fitoi medaljen e artë; Phelps i dyti nga e majta
Përbërja e stafetës amerikane 4x100 metra me stil të përzier pasi e fitoi medaljen e artë; Phelps i dyti nga e majta

Notuesi amerikan, Michael Phelps, i ka përfunduar garat në Lojërat Olimpike në Rio-de-Zhanjero të Brazilit, duke e fituar edhe medaljen e pestë të artë, kështu që ai tash në karrierën e tij i ka fituar gjithsej 23 medalje të arta.

Mbrëmë ai e fitoi medaljen e artë në kuadër të stafetës së Shteteve të Bashkuara, 4x100 metra, me stil të përzier.

Me këtë fitore, Phelps e ka përfunduar karrierën e tij më të suksesshme olimpike të të gjitha kohërave, me 23 medalje të arta, tri të argjendta dhe dy të bronzta.

Në Rio ai i fitoi pesë të arta dhe një të argjendtë.

Michael Phelps, 31 vjeçar, tha se ai nuk do të merr pjesë në Olimpiadën e Tokios në vitin 2020.

“Unë nuk do të vazhdoj për katër vite të tjera dhe i qëndroj kësaj”, tha Phelps dhe ka shtuar se “pas 24 vitesh në sport, jam i lumtur se si gjërat kanë përfunduar”.

XS
SM
MD
LG