Ndërlidhjet

BE: Ura e Mitrovicës do të bëhet simbol i normalizimit


Pamje nga punimet në revitalizimin e Urës së Mitrovicës

Pamje nga punimet në revitalizimin e Urës së Mitrovicës

“Rivitalizimi i urës në Mitrovicë, investim ky në vlerë mbi 1.2 milion euro dhe i financuar nga Bashkimi Evropian, do të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme në lehtësimin e kontakteve ndërmjet njerëzve nga Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut dhe më tej”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, me rastin e fillimit të punimeve për rivitalizimin e urës në Mitrovicë.

“Me fillimin e implementimit të kësaj marrëveshjeje, Ura e Mitrovicës do të bëhet simbol i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve në Kosovë”, tha kjo zyrë.

Mëtutje në kumtesën e Zyrës së BE-së në Kosovë, po ashtu, theksohet se “Ura e Mitrovicës pritet të hapet për këmbësorë dhe për automjete në të dyja drejtimet sipas rekomandimeve nga vlerësimi teknik dhe dizajni arkitekturor për të cilin janë dakorduar të dyja palët në qershor 2015”.

“Bashkë me të dy kryetarët e komunave, një grup punues do të monitorojë dhe shqyrtojë rregullisht kushtet mbizotëruese politike dhe të sigurisë në ato komuna gjatë dhe pas procesit të rivitalizimit. Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i, në pajtueshmëri me mandatet e tyre përkatëse, do të sigurojnë mjedis të qetë dhe të sigurt”, thuhet në fund të kumtesës.

XS
SM
MD
LG