Ndërlidhjet

Nuk kishte sulm me armë zjarri në JFK të New Yorkut


Brenda një prej terminaleve të JFK-së, New York - Arkiv
Brenda një prej terminaleve të JFK-së, New York - Arkiv

Raportimet se ka sulm më armë zjarri në Aeropotin John F. Kennedy të Neë Yorkut nuk janë të vërteta.

Policia e ka evakuuar Terminalin e tetë të këtij aeroporti më 14 gusht pas raportimeve se ka të shtëna me armë zjarri brenda terminalit.

Në një mesazh postuar në “Twitter”, Autoriteti i Portit të New Yorkut dhe New Jerseyt, në kuadër të të cilit operon edhe aeroporti në fjalë, është thënë se nuk ka dëshmi për sulm me armë zjarri, e as gëzhoja të plumbave brenda terminalit.

“Terminali është evakuuar si rezultat i të qënit të kujdesshëm” ka thënë agjencia.

Videot dhe fotografitë e postuara nëpër rrjete sociale tregojnë qindra njerëz duke u larguar nga Terminali 8 që shfrytëzohet nga Air Berlin, Alaska Airlines, American Eagle, American Airlines dhe agjenci të tjera për fluturime jashtë Neë Yorkut.

XS
SM
MD
LG