Ndërlidhjet

logo-print

Cavusoglu: NATO e padrejtë, BE po e turpëron Turqinë 


Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu

Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu

Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka kritikuar partnerët e NATO-s se po refuzojnë që të ndajnë informacione dhe t’i shes pajisje shtetit të tij ndërsa Bashkimin Evropian e ka akuzuar se po e “turpëron” Turqinë.

Në një intervistë të pubikuar sot në gazetën gjermane, Bild Cavusoglu thotë se “ne duhet... të bashkëpunojmë me partnerët tjerë sa i përket blerjes dhe shitjes së sistemeve të armatimit.”

Ai ka nënvizuar megjithatë se Turqia mbetët “një nga përkrahësit më të mëdhenj të NATO-s”, ndërsa ka thënë se spekulimet që Ankaraja mund ta lë aleancën po qarkullojnë nga “qarqe anti turke, jo nga ne”.

Cavusoglu gjithashtu ka thënë se BE po e “turpëron” Turqinë duke mos ia dhënë liberalizimin e vizave Turqisë për rolin e saj në parandalimin e krizës së migrantëve.

Ai ka thënë se Turqia ka bërë përpjekje të mëdha që të “përmbushë kushtet e afrimit me BE-në” gjatë viteve të fundit, por ndërkohë ka pranuar “vetëm kërcënime, ofendime dhe bllokim total”.

XS
SM
MD
LG