Ndërlidhjet

IS: I kemi vrarë 50 rebelë sirianë në kufirin Siri – Turqi 


Ilustrim
Ilustrim

Shteti Islamik ka thënë të hënën se ata janë përgjegjës për sulmin vetvrasës në një autobus që bartte luftetarë nga grupet rebele siriane që përkrahen nga perëndimi.

Sulmi është kryer në afërsi të pikës kufitare të Atmehut, në kufirin Siri – Turqi.

Në një komunikatë të grupit terrorist thuhet se sulmi ka vrarë 50 luftetarë rebelë që udhëtonin me autobusë.

Njoftimi thotë se rebelët ishin duke udhëtuar drejt pjesës veriore të Alepos për të luftuar kundër militantëve të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG