Ndërlidhjet

Gjermani: Trump gaboi në kritikat për kancelaren Merkel


Michael Roth
Michael Roth

Ministri gjerman për çështje evropiane, Michael Roth, i tha dje agjencisë Reuters se kandidati presidencial republikan në Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, e kishte gabim kur i kritikoi të arriturat në migrim në Gjermani.

Gjatë një sulmi kundër rivales së tij demokrate, Hillary Clinton, zoti Trump e ka kritikuar kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, për gatishmërinë e saj për t’i pranuar mijëra migrantë, të cilët po përpiqen të largohen nga vendet e përfshira në luftë, siç janë Siria, Iraku dhe Afganistani.

“Hillary Clinton dëshiron që të jetë Angela Merkel e Amerikës dhe e dini se çfarë katastrofe ky imigrim masiv ishte për Gjermaninë”, tha Donald Trump, duke shtuar se “krimi është rritur në nivelet që askush nuk ka menduar se ndonjëherë do ta shohë”.

Ministri Roth tha se akuzat e kandidatit republikan, Donald Trump, nuk janë në harmoni me statistikat, që tregojnë se shkalla e krimit në Gjermni, vitin e kaluar, ishte e pandryshueshme nga viti 2014, duke përjashtuar shkelje lidhur me viza dhe imigrim.

“Më vie keq që kandidati republikan presidencial trumbeton për gjërat pa asnjë bazë faktike”,, tha Michael Roth.

XS
SM
MD
LG