Ndërlidhjet

Rusia dënon disa pjesëtarë të një grupi të ndaluar islamik


Ilustrim (@Shutterstock)
Ilustrim (@Shutterstock)

Një gjykatë në qytetin Shën Petersburg të Rusisë ka burgosur tre anëtarë të organizatës islamike Hizb ut-Tahrir.

Dy prej tyre, Karim Ibragimov dhe Eldar Ramazanov, janë shpallur fajtorë për organizimin e një qelize të Hizb ut-Tahririt në Shën Petersburg dhe janë dënuar me 17 vjet burgim, respektivisht 16.

Personi i tretë, Ilias Kagirov, është shpallur fajtor për të qenët anëtar i Hizb ut-Tahririt dhe është dënuar me pesë vjet burgim.

Të tre ata janë arrestuar në vitin 2014 dhe 2015.

Gjykata Supreme e Rusisë e ka ndaluar Hizb ut-Tahririn në vitin 2003, duke e shpallur “organizatë terroriste”.

Grupi po ashtu është i ndaluar në Azinë Qendrore.

Hizb ut-Tahrir është një organizatë politike sunite me seli në Londër.

Ajo bën përpjekje të bashkojë të gjitha vendet myslimane në një kalifat islamik, por thotë se metodat për arritjen e këtij qëllimi i ka paqësore.

XS
SM
MD
LG