Ndërlidhjet

Bolt përfundon karrierën olimpike me 9 medalje të arta


Usain Bolt

Usain Bolt

Vrapuesi nga Xhamajka, Usain Bolt, përfundoi karrierën olimpike, duke fituar medaljen e 9-të të artë në Olimpiadën në Rio de Zhaneiro.

Ai ka fituar tri medalje të arta në Rio, përfshirë edhe atë të fundit të premten mbrëma.

Bolt planifikon të pensionohet pas Kampionatit Botëror në Londër më 2017 dhe nuk do të garojë në Olimpiadën e Tokios më 2020.

“Do të më mungojnë turmat e njerëzve, nuk do të më mungojnë intervistat, kam dhënë rreth 500 sosh”, ka thënë super-ylli Bolt.

XS
SM
MD
LG