Ndërlidhjet

logo-print

Rio: Policia konfiskon pasaportat e pjesëtarëve të KOI


Ilustrim

Ilustrim

Policia në Brazil thotë se iu ka konfiskuar pasaportat tre pjesëtarëve të Komitetit Olimpik të Irlandës pasi janë të dyshuar se janë përfshirë në shitjen e paligjshme të biletave për Olimpiadë.

Pasaportat u janë konfiskuar Drejtorit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Irlandës, Stephen Martin, Sekretarit të Përgjithshëm, Dermot Henihan dhe Kevin Kilty.

Gjatë bastisjes të 21 gushtit të zyreve të delegacionit irlandez në fshatin olimpik në Rio, janë konfiskuar kompjuterë, telefona celularë dhe bileta të pashitura.

Gjatë këtij operacioni asnjë person nuk është arrestuar.

Komiteti Olimpik Irlandez ka thënë se policia ka kërkuar që zyrtarët e saj të paraqiten në një stacion policor më 23 gusht për tu marrë në pyetje.

Bastisjet janë kryer pas arrestimit të javës së kaluar të udhëheqësit të KOI, Pat Hickey i cili është edhe pjesëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

71 vjeçari po mbahet në një burg të Rios, në pritje të akuzës formale.

XS
SM
MD
LG