Ndërlidhjet

Policia e Kosovës: Nuk ka të dyshuar për shpërthimin në objektin e RTK-së


Ilustrim
Ilustrim

Policia e Kosovës ka informuar lidhur me shpërthimin që ka ndodhur mbrëmë tek objektet e Radio Televizionit të Kosovës, që dyshohet se është kryer nga mjeti shpërthyes - grantë dore.

Në një komunikatë për media, dërguar nga ky institucion, thuhet se:

“Policia e Kosovës, në konsultim me prokurorin kompetent, i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, duke kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes, dhe rasti është iniciuar si “Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm”.

Në bazë të informacioneve të deritanishme nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

Policia, thuhet në komunikatë, është duke punuar në analizimin e të gjitha fakteve dhe dëshmive relevante, duke përfshirë kamerat e sigurisë, me qëllim të zbardhjes sa më parë të këtij rasti dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së kryerësit/ve të këtij rasti.

Shpërthim në Radio-Televizionin e Kosovës

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur të hënën në mbrëmje në Radio-Televizionin e Kosovës, saktësisht te transmetuesi i valëve.

Policia ka rrethuar objektin e televizionit dhe, bazuar në raportet e njësisë së deminimit, sulmi është kryer me granatë dore, njofton RTK në ueb-faqen e tij.

Po ashtu bëhet e ditur se nuk ka viktima në mesin e njerëzve.

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së e dënoi ashpër sulmin, duke e cilësuar si akt të shëmtuar të personave dashakeq.

XS
SM
MD
LG