Ndërlidhjet

UNHCR paralajmëron zhvendosje masive nga Mosuli


Ilustrim

Ilustrim

Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara, UNHCR, ka paralajmëruar e mbi një milion persona mund të zhvendosen për shkak të operacioneve ushtarake për të rimarrë qytetin irakian të Mosulit nga grupi militant Shteti Islamik.

“Në Mosul ne besojmë se situata e zhvendosjes së njerëzve, mund të përkeqësohet në mënyrë dramatike”, ka thënë zëdhënësi i UNHCR-së. Adrian Edwards, gjatë konferencës së sotme për media.

“Ndikimi humanitar i ofenzivës ushtarake pritet të jetë i madh, më shumë se 1.2 milion njerëz mund të preken nga kjo”, ka thënë ai, duke shtuar se akoma është e nevojshme më shumë vend për të ngritur kampe për refugjatët.

Komentet e tij vijnë pasi forcat ushtarake të Irakut, të mbështetura nga sulmet ajrore amerikane kanë rifituar territor ndaj militantëve në Irak.

Forcat irakiane kanë arritur të marrin nën kontroll një numër të fshatrave në veri të vendit dhe janë duke u përgatitur që të marrin qytetin Qayyarah, përpara ofenzivës për të marrë nën kontroll Mosulin, i cili është qyteti më i madh që kanë nën kontroll militantët.

XS
SM
MD
LG