Ndërlidhjet

logo-print

Turqia ka nisur sulmet ajrore kundër YPG-së në Siri


Turqia ka filluar sulmet ajrore kundër luftëtarëve kurdë. Këto sulme janë në kuadër të ofenzivës ushtarake në veri të Sirisë.

Ankaraja zyrtare njofton se luftimet në veri të Sirisë, në mes të trupave turke dhe luftëtarëve kurdë të Sirisë YPG, janë intensifikuar.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut ka njoftuar sot se nga sulmet ajrore janë vrarë 20 civilë në veri të Sirisë.

Turqia po lufton kundër militantëve të Shtetit Islamik dhe YPG-së, që prej se ka filluar ofenzivën ushtarake në Siri më 23 gusht.

Edhe pse grupi YPG po lufton kundër IS-it, Turqia thotë se dëshiron të ndalojë që ky grup të fitojë territor përgjatë kufirit turk. Ankaraja e cilëson YPG-në si zgjatje të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.

Turqia dhe SHBA-ja kanë paralajmëruar YPG-në që të qëndrojë në lindje të Lumit Eufrat, me qëllim që të parandalohen luftimet e mundshme me trupat turke.

XS
SM
MD
LG