Ndërlidhjet

IS merr përgjegjësinë për sulmin në një dasmë shiite


Foto arkivi

Foto arkivi

Grupi militant Shteti Islamik mori përgjegjësinë për një sulm vetëvrasës në një dasmë shiite në jug të Bagdadit.

Sulmi i sotëm në qytetin Qerbela la të vrarë së paku 15 veta dhe të plagosur dhjetëra të tjerë.

Zyrtarët irakianë të sigurisë thanë se pesë militantë kanë kryer sulmin, porse vetëm një ka arritur të shpërthejë eksplozivët.

Sipas tyre, katër të tjerët janë vrarë nga forcat e sigurisë.

Agjencia e lajmeve Amaq, e lidhur me Shtetin Islamik, tha se katër militantë kanë kryer sulmin.

XS
SM
MD
LG