Ndërlidhjet

logo-print

Shpëtohen rreth 6,500 migrantë në Mesdhe


Roja bregdetare italiane thotë se më 29 gusht ka shpëtuar rreth 6,500 migrantë në brigjet e Libisë.

Autoritetet italiane thanë se kanë ndërmarrë 40 operacione të ndara të shpëtimit dhe kanë arritur që të shpëtojnë migrantë, kryesisht nga Afrika, të cilët po udhëtonin në barka të mbingarkuara dhe me cilësi të dobët të ndërtimit.

Rreth 1,100 mihrantë janë shpëtuar po ashtu nga autoritetet italiane më 28 gusht në brigjet e Sicilisë.

Roja bregdetare italiane thotë se këtë javë pret që më shumë migrantë të tentojnë të arrijë në Evropë, për shkak të kushteve të mira atmosferike për udhëtim.

Organizata Ndërkombëtare për Migrantë ka thënë më 26 gusht se rreth 105 mijë migrantë, kishin arritur me anije në Itali këtë vit.

Kjo organizatë thotë se 2,726 gra, burra e fëmijë kanë vdekur gjatë këtij viti, në përpjekje për të kaluar detin Mesdhe.

XS
SM
MD
LG