Ndërlidhjet

logo-print

Rusia mohon se ka ndërhyrë në sistemin e votimit të SHBA-ve


Kremlini

Kremlini

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka hedhur poshtë raportimet e mediave amerikane se Rusia mund të jetë përfshirë në sulmin kibernetik në sistemin e votimit online të SHBA-ve, përapra zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Peskov ka thënë sot se raportet ishin “absolutisht të pabaza” dhe “të paqëndrueshme”. Ai ka shtuar se “ ne nuk e vlerësojmë se është e rëndësishme t’i kushtojmë vëmendje” kësaj çështjeje.

Mediat amerikane kanë raportuar se FBI ka gjetur se në dy shtete në SHBA, sistemi i votimit online është hakuar dhe u kanë bërë thirrje të gjitha shteteve që të rrisin sigurinë kompjuterike përpara zgjedhjeve.

Divizioni i Kibernetikës dërgoi një alarm gjatë këtij muaji pasi u gjetën shkelje në shtetin Illinois dhe Arizona. Ky alarm vjen pasi zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë rritur shqetësimin se hakerët e spozorizuar nga Rusia dhe vende të tjera, mund të tentojnë që të ndërhyjnë në zgjedhjet presidenciale.

Ekspertët e kibernetikës kanë thënë se ndërhyrjet e fundit në Komitetin Kombëtar Demokratik dhe në përgjithësi në Partinë Demokratike, me gjasë janë kryer nga njerëzit brenda qeverisë ruse. Kremlini ka hedhur poshtë këto pretendime.

XS
SM
MD
LG