Ndërlidhjet

Matoshi: Kryeministri evitoi dhunën - Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme


Foto nga seanca e 1 shtatorit

Foto nga seanca e 1 shtatorit

Analisti politik në Kosovë, Halil Matoshi, i tha Radios Evropa e Lirë, se kryeministri Mustafa me tërheqjen e projektligjit për Demarkacion e ka evituar dhunën e paralajmëruar, por njëkohësisht ka trimëruar, siç tha, edhe deputetët e koalicionit që të mos e votojnë as në të ardhmen këtë ligj. Sipas tij kjo shënon zmbrapsjen e qeverisë dhe krizën e saj të thellë dhe me këtë Kosova, siç tha, “po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme”.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë nënkupton tani tërheqja e projekt - ligjit për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi?

Halil Matoshi: Kryeministri i Kosovës e bëri hapin e duhur në këtë moment pasi disa faktorë ishin kundër projektit të Qeverisë së Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi. Gjithashtu edhe mospjesëmarrja e Listës Serbe në seancë e vështirësoi procesin në këtë çështje. Siç duket, ata ende janë besnik ndaj Beogradit i cili në preambulën e Kushtetutës së Serbisë e ka ende Kosovën.

E dyta, duket sheshazi se LDK dhe PDK nuk i kanë të gjithë deputetët të rreshtuar pro projektit të tyre, gjë që konsiderohet se është dështim i liderëve partiak. E treta, është presioni publik jo vetëm i opozitës por edhe shumë qarqeve tjera edhe akademike edhe shoqërisë civile. Dhe kjo ka ndikuar që ligji për ratifikimin e marrëveshjes është tërhequr. Mendoj se Isa Mustafa e ka evituar dhunën e paralajmëruar sot, por nuk e di si do ta çoj më tutje këtë ligj, pasi kjo e trimëron jo vetëm opozitën por edhe deputetët brenda pushtetit dhe koalicionit qeverisës, që të mos e votojnë as në të ardhmen këtë ligj.

Radio Evropa e Lirë: A është kjo shtyrje apo është tërheqje e plotë e projekt -ligjit për demarkacionin meMalin e Zi ?

Halil Matoshi: Unë mendoj se sot ka ndodhur shtyrja, por nuk është kalkuluar mirë se çka është shtyrja. Sepse shtyrja i motivon të gjitha palët të mos e votojnë në të ardhmen demarkacionin me Malin e Zi dhe ky demarkacion ose duhet të ri negociohet me palën malazeze, ose të shkohet në gjykatën e arbitrazhit.

Radio Evropa e Lirë: A po hyn Qeveria e Kosovës në krizë dhe a po përgatitet Kosova njëkohësisht për zgjedhje të reja.

Halil Matoshi: Unë mendoj se me tërheqjen e një projekti Qeveritar, është zmbrapsje e qeverisë. Kjo shënon krizën e saj fatale dhe unë mendoj se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme. (REL)

Lexoni edhe këtë:

Tërhiqet ligji për Demarkacion, protestuesit festojnë

  • 16x9 Image

    Ariana Kasapolli - Selani

    Ariana Kasapolli - Selani ka lindur më 15.04.1980 në Prishtinë. Shkollimin fillor, të mesëm dhe universitar e ka ndjekur në Prishtinë, ku edhe ka diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë. Si korrespondente e Radios Evropa e Lirë punon që nga viti 2009. Është e martuar dhe ka tre fëmijë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG