Ndërlidhjet

Rusia nuk pret që sanksionet e SHBA-ve të kenë ndikim


Kremlin
Kremlin

Zyrtarët rusë nuk presin ndonjë ndikim tek kompanitë e tyre, pas sanksioneve të shpallura nga Shtetet e Bashkuara më 1 shtator, ndaj 37 individëve dhe kompanive që janë të përfshirë në agresionin e Rusisë në Ukrainë.

Kompanitë që kanë ndihmuar në ndërtimin e një ure në Krime, të cilën Rusia e ka aneksuar në mënyrë të paligjshme në Ukrainë, kanë thënë se nuk presin që sanksionet të kenë ndikim tek ta.

“Këto sanksione nuk do të ndikojnë në ndërtimin e urës”, kanë thënë përfaqësues të projektit të kësaj ure.

Ata presin që ndërtimi i urës të përfundojë sipas kohës së përcaktuar.

Zëvendësministri rus i Zhvillimit Ekonomik, Alexei Likhachev i ka thënë agjencisë TASS se humbjet ekonomike nga sanksionet do të jenë “minimale” edhe pse ai tha se Rusia shpreh “keqardhje” për “frymën armiqësore” të treguar përmes këtyre sanksioneve.

Ndërkaq, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, ka thënë se këto sanksione nuk zgjidhin asnjë problem. Ai sugjeroi se Rusia do të përgjigjet pasi t’i ketë analizuar ato.

“Në përgjithësi, parimi i reciprocitetit përdoret në të tilla raste”, ka thënë ai.

XS
SM
MD
LG