Ndërlidhjet

Irani mbyll mbi 800 dyqane me veshje “të papërshtatshme”


Teheran, Iran
Teheran, Iran

Policia në Iran ka mbyllur mbi 800 dyqane të veshjeve, siç thuhet, të pazakonshme dhe të papërshtatshme.

Besohet se bëhet fjalë për veshje të stilit perëndimor, të cilat nuk i plotësojnë kërkesat strikte islamike.

Sipas mediave iraniane, bastisjet janë zhvilluar gjatë një periudhe 10-ditëshe, pasi autoritetet fillimisht u kanë dërguar paralajmërime tregtarëve.

Qysh nga Revolucioni Islamik i vitit 1979, gratë në Iran duhet të mbulohen nga koka deri te këmbët.

XS
SM
MD
LG