Ndërlidhjet

logo-print

Trump i përgjigjet Clintonit për marrëdhëniet SHBA-Rusi


Donald Trump

Donald Trump

Kandidati republikan për president, Donald Trump ka thënë se kundërkandidatja e tij demokrateHillary Clinton, nuk do të ishte në gjendje të përballonte kundërshtarë të fortë si presidentin rus, Vladimir Putin.

“Hillary ka dëshirë të luaj ashpër me Rusinë. Por Putin e shikon atë dhe qeshë”, ka thënë Trump, teksa ka bërë fushatë në Virginia.

Këto deklarata të Trump, vijnë vetëm një ditë pasi demokratët e akuzuan atë se ka inkurajuar Rusinë që të ndërhyjë në zgjedhjet në SHBA, përmes sulmeve kibernetike.

Duke hedhur poshtë akuzat e Clintonit dhe demokratëve, Trump ka përsëritur zotimin e tij se do të punojë me Putinin “për të zgjidhur problemet” që po vijnë nga grupi militant Shteti Islamik në Siri dhe Irak, ndërkaq Clinton ka thënë se ajo do të bëjë çdo gjë për të mposhtur IS-in.

Në anën tjetër, Rusia ka mohuar çdo përfshirje në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe sulmet kibernetike ndaj demokratëve.

XS
SM
MD
LG