Ndërlidhjet

SHBA: Akoma nuk kemi marrëveshje me Rusinë për Sirinë


John Kerry dhe Sergei Lavrov
John Kerry dhe Sergei Lavrov

Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar që të konfirmojnë njoftimin e Rusisë, se Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry do të takohet me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, sot në Gjenevë, për të diskutuar për arritjen e një armëpushimi në Siri.

"Nuk jemi akoma afër arritjes së marrëveshjes”, ka thënë zëdhënësi i departamentit të shtetit, Mark Toner, më 7 shtator, pas bisedës telefonike që Kerry zhvilloi me Lavrov.

Ai shtoi se ka akoma “sfida që duhet zgjidhur”.

Më herët, Ministria e Jashtme ruse tha se dy diplomatët janë pajtuar që të zhvillojnë biseda dy ditore, me shpresën se do të pajtohen që të luftojnë së bashku terroristët, të zgjerojnë dërgimin e humanitare për civilët si dhe për rifillimin e negociatave, që do t’i jepnin fund konflitit sirian.

XS
SM
MD
LG