Ndërlidhjet

logo-print

Raportohet se Mirizyaev është zgjedhur president i përkohshëm


Shavkat Mirziyaev

Shavkat Mirziyaev

Agjencitë e lajmeve ruse thonë se parlamenti i Uzbekistanit ka emëruar kryeministërin Shavkat Mirziyaev, president të përkohshëm, pas vdekjes së liderit uzbek Islam Karimov.

Agjencitë Interfax dhe Ria Novosti raportojë se dy dhomat e parlamentit uzbek, kanë marrë këtë vendim, gjatë seancës së përbashkët, të mbajtur sot.

Sipas Kushtetutës së Uzbekistanit, kreu i dhomës së lartë të parlamentit, Senatit, merr fuqinë presidenciale për një periudhë prej tre muajsh, nëse presidenti i vendit vdes apo nuk është në gjendje të kryejë detyrat e tij.

Krytetar i Senatit në Uzbekistan është Nigmatulla Yuldashev, i cili është në këtë post prej janarit të vitit 2015.

Akoma nuk është e qartë se gjatë kësaj seance është njoftuar për datën e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale.

Karimov, që ka udhëhequr me dorë të hekurt Uzbekistanin që prej vitit 1989, vdiq më 2 shtator.

Ai u varros një ditë më pas në qytetin e tij të lindjes, në Samarkand.

XS
SM
MD
LG