Ndërlidhjet

Migrantët u rikthehen rrugëve tokësore drejt Evropës


Kufiri Serbi-Bullgari
Kufiri Serbi-Bullgari

Serbia tha se presioni i migrantëve në kufijtë e saj është rritur. Sipas njoftimeve të Ministrisë serbe të Mbrojtjes, mbi 1,000 veta kanë bërë përpjekje të hyjnë ilegalisht në Serbi, nga Maqedonia dhe Bullgaria, në vetëm pesë ditë.

Sipas burimit të njëjtë, patrullat e përbashkëta policore dhe ushtarake kanë kapur tetë trafikantë të dyshuar.

Zyrtarët kanë paralajmëruar rritje të numrit të migrantëve, pasi me përfundimin e verës, ata do të shmagin udhëtimin në Evropë, përmes Detit Mesdhe.

Policia kroate ka raportuar po ashtu për rritje të kalimeve të migrantëve nga Serbia.

Vitin e kaluar, mbi një milion migrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme, kanë hyrë në Evropë.

Disa vende kanë mbyllur kufijtë, të tjerat kanë rritur kontrollet.

XS
SM
MD
LG