Ndërlidhjet

logo-print

Rusia zhvillon stërvitje ushtarake në Krime


Ilustrim

Ilustrim

Rusia ka dislokuar shumë raketa-hedhës, dhe sistemin e fundit anti-ajror në gadishullin e Krimesë, gjatë një paraqitje ushtarake të shkallës së gjerë.

Gazetarët u ftuan sot që të përcillnin stërvitjet ushtarake të zhvilluar në Detin e Zi, ku morrën pjesë paratrupat ruse, tanket, raketat e nisura nga një nëndetse dhe sistemi mbrojtës anti-raketor S-400.

Stërvitjet masive të quajtura “Kaukazi 2016” nisën këtë javë dhe u zhvilluan në gjithë pjesën jugore të Rusisë dhe në Krime. Në to u përfshinë më shumë se 120 mijë trupa.

Ministria e Mbrotjes është cituar të ketë deklaruar se Rusia ka formuar një “gruptë mjaftueshëm ushtarak” në Krime, e cila është në gjendje të ndalë përpjekjet për pushtimine gadishullit.

Rusia ka ankesuar në mënyrë të paligjshme gadishullin e Krimesë nga Ukrainë në mars të vitit 2014. Që atëherë, Moska ka dërguar trupa dhe armatim të rëndë.

XS
SM
MD
LG