Ndërlidhjet

logo-print

Observatori: Nga sulmet ajrore në Siri janë vrarë dhjetëra civilë


Pamje pas një sulmi të mëparshëm ajror në Idlib të Sirisë

Pamje pas një sulmi të mëparshëm ajror në Idlib të Sirisë

Afro 100 civilë janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit në sulmet ajrore në Siri, ka raportuar Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren.

Ky observator njoftoi mbrëmë se afro 58 civilë janë vrarë, përfshirë 13 fëmijë, në sulmin ndaj një tregu në qytetin Idlib.

Po ashtu, ky grup tha se afro 30 civilë janë vrarë në hapësirat nën kontrollin e kryengritësve, rreth qytetit Alepo.

Konsiderohet se sulmet ajrore janë ndërmarrë nga qeveria e Sirisë ose Rusia.

Këto sulme ndodhën derisa është shpallur se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë arritur marrëveshje për armëpushim, që pritet të hyjë në fuqi nesër në mbrëmje.

XS
SM
MD
LG