Ndërlidhjet

Shkupjanët evidentojnë dëmet nga tërmeti


Shkup
Shkup

Të paktën 50 qytetarë janë lënduar në ikje e sipër nga shtëpitë e tyre, nga paniku që mbretëroi pas një numri tërmetesh që goditën të dielën Shkupin. Një pjesë u hodhën edhe nga ballkonet e banesave të tyre ndërsa të tjerë u lënduan nga mjete të forta.

Pas një nate të qetë, paniku në mesin e qytetarëve u largua, por tërmeti I ditës së djeshme është tema kryesore e bisedave të ditës. Shumë qytetarë kaluan natën jashtë shtëpive të tyre ose larg kryeqytetit nga frika se dridhjet e reja mund të godasin sërish.

“Ishte e frikshme. Isha në shtëpi me bashkëshortin. Ajo ishte diçka e tmerrshme, nuk mund të përkshruhet me fjalë. Isha fëmijë më 1963 kur tërmeti goditi Shkupin. Por kjo e të dielës ishte e rëndë”, janë disa nga rrëfimet e qytetarëve të Shkupit pas tërmetit.

Një numër I qytetarëve kërkoi ndihmën në disa prej spitalet e Shkupit, ndërkohë që 20 persona që u mbajtën të dielën në spital për shkak të lëndimeve më të rënda janë liruar për mjekim në shtëpi.

Që nga nata e kaluar është aktivizuar edhe shtabi I qytetit për mbrojtje dhe shpëtim. Gjithashtu janë mobilizuar edheekipet e Brigadave të zjarrfikësve të qytetit të Shkupit.

Një pjesë e qytetarëve kanë njoftuar për dëmet materiale por nuk dihet nëse do të dëmshpërblehen

Një numër tërmetesh godasin Shkupin – dhjetëra të lënduar

Një numër i qytetarëve ka kërkuar në orët e pasdites ndihmë në spitalet e Shkupit, që kur kryeqyteti maqedonas dhe rrethina e tij u goditën nga një numër tërmetesh, në një hark kohor prej 8 orësh.

Më i fuqishmi ishte ai prej 5.3 ballë të Shkallës së Rihterit.

Mijëra qytetarë të Shkupit dhe rrethinës të shqetësuar dhe të frikësuar lëshuan shtëpitë e tyre, që kur kryeqyteti u godit nga tërmeti i tretë.

Një numër i madh i qytetarëve kërkoi ndihmë në disa spitale të Shkupit, kryesisht me lëndime që i morën gjatë ikjes nga shtëpitë.

Tre persona të lënduar më rëndë janë mbajtur në spitalin e qytetit, në mesin e të cilëve edhe një grua që ra nga ballkoni i katit të parë.

Dëmet materiale kryesisht janë thyerje të xhamave, plasaritje e në muret e ndërtesave dhe dëmtime në makina,

Epiqendra e tërmetit të orës 15.10, që ishte tërmeti i treti i ditës por më i forti, u regjistrua 7 kilometra në lindje të Shkupit.

Maqedoni: Pasdite në periferi të Shkupit tërmet me intensitet 5.3 shkallë

Autoritetet e Maqedonisë thonë se një tërmet me intensitet preliminar prej 5.3 shkallësh i ka goditur lagjet periferike të Shkupit, duke shkaktuar dëme të vogla në ndërtesa, por jo lëndime të njerëzve.

Tërmeti ka ndodhur pak kohë pas orës 15, ka thënë sizmologia, Dragana Cernih, nga Observatori Kombëtar Sizmik, raporton agjencia AP.

Ajo tha se ka marrë raporte për plasaritje në muret e ndërtesave ose tymtarë të shkatërruar dhe dëme në kulmet e shtëpive në fshatrat rreth Shkupit. Por, ajo ka thënë se nuk ka indikacione se ka njerëz të lënduar.

Vëzhgimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, po ashtu, ka raportuar për intensitet preliminar prej 5.3 shkallësh, me epiqendër afro 4 kilometra në lindje dhe verilindje të Shkupit.

Dragana Cernih tha se së paku katër dridhje të fuqishme ndodhën pas tërmetit më të fuqishëm, ndërsa një tërmet më i vogël është regjistruar më herët gjatë ditës.

Ka raporte se dridhja e tokës është hetuar edhe në Prishtinë.

XS
SM
MD
LG