Ndërlidhjet

Gjermani: Arrestohen tre sirianë për sulmet në Paris


Sulmet në Paris, foto arkiv
Sulmet në Paris, foto arkiv

Gjermania ka arrestuar tre migrantë sirianë, nën dyshimin se kanë lidhje me përgatitjet e sulmit vdekjeprurës të Parisit në vitin e kaluar.

Të dyshuarit, të cilët janë të moshës 17, 18 dhe 26 vjeçare, janë arrestuar pas disa bastisjeve të kryera në shtetet Lower Saxony dhe Schleswing-Holstein.

Prokurorët federalë kanë thënë se tre të akuzuarit nga ardhur në Gjermani në nëntor në emër të grupit militant Shteti Islamik në mënyrë që “ose të kryejnë ndodnjë detyrë që kanë marrë apo për të përgatitur veten për instruksione të mëtejme”.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere ka thënë se të dyshuarit kanë përdorur të njëjtin rrjet që përdorin migrantët për të udhëtuar nga Siria për në Evropë dhe kanë pasur pasaporta false që janë bërë në të njëjtin vend, ku i kishin bërë sulmuesit e Paristi.

De Maiziere ka thënë se tre personat kanë qenë nën vëzhgim për muaj të tërë por nuk ka pasur asnjë shqetësim lidhur me planifikimin e ndonjë sulmi,

Militantët e IS-it vranë 130 njerëz në nëntor të vitit 2015 në Paris.

XS
SM
MD
LG