Ndërlidhjet

logo-print

Policia serbe dhe gjermane kanë arrestuar 30 trafikantë të drogës


 Nebojsa Stefanovic

Nebojsa Stefanovic

Policia e Serbisë në operacione të përbashkëta me policinë gjermane, për 13 muaj kanë arrestuar 30 trafikues dhe shpërndarës të drogës.

Kështu ka njoftuar sot ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanovic.

Policia seber ka konfiskuar rreth 300 kilogramë kokainë dhe droga të tjera dhe ka zbuluar shtatë laboratore të drogës në Serbi dhe Gjermani.

Stefanovic ka shtuar se vlera e drogës së konfiskuar vlerësohet të tjerë 20 milionë euro, ndërkaq gjatë këtyre operacioneve, policia ka gjetur armë dhe para.

“Ky është një shembull i bashkëpunimit në mes të policisë serbe dhe gjermane”, ka thënë Stefanovic.

“I është dhënë një goditje e madhe karteleve të drogës”, ka shtuar tutje ai.

Në mesin e të dyshuarve është edhe lideri i fansave të një klubi futbolli të Beogradit, ka njoftuar ministri Stefanovic. Ndërkaq, ka shtuar se edhe tre të dyshuar të tjerë janë akoma në arrati.

Në shtetin fqinj, në Mal të Zi, autoritetet kanë arrestuar nëntë anëtarë të një bande kriminale që dyshohet se qëndron prapanjë vale të vrasjeve të kryera së fundmi në qytetin e Kotorrit.

Shtatë të dyshuar të tjerë janë akoma në arrati, ka thënë Zyra e Prokurorit në Mal të Zi. Të dyshuarit po përballen me akuza për kontrabandim, armëmbajtje pa leje dhe abuzim të pushtetit.

XS
SM
MD
LG