Ndërlidhjet

Ukraina thotë se tre trupa qeveritare janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur në luftimet me separatistët pro-rusë në lindje të vendit, në 24 orët e fundit.

Dhuna vjen edhe pasi të duaj palët u pajtuan për një marrëveshje armëpushimi, që hyri në fuqi më 1 shtator.

Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Motuzyanyk u ka thënë gazetarëve se ushtarët janë vrarë në provincat Lugansk dhe Donetsk.

“Fatkeqësisht tre ushtarë ukrainas janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur”, ka thënë ai.

Vdekjet e ushtarëve vijnë në prag të vizitës së ministrave të jashtëm të Gjermanisë dhe Francës në Kiev, të cilët po bëjnë përpjekje për të ringjallur armëpushimin.

Në luftimet mes forcave qeveritare dhe separatistëve janë vrarë më shumë se 9,500 persona, që prej prillit të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG