Shoqata e Pavarur e Gazetarëve në Serbi (NUNS) e ka kritikuar ashpër redaksinë e së përditshmes beogradase, Kurir, për shkak të gjuhës së urrejtjes në një tekst të botuar sot, ku përdoret shprehja “shiptari”.
Kjo shprehje është përdorë në titullin e artikullit “Shqiptarët përgatisin masakër të serbëve”.
NUNS ka theksuar se gazeta Kurir, duke e përdorë këtë shprehje ofenduese për shqiptarët, nuk i ka shkelur vetëm standardet etike të gazetarisë, por edhe normat ndërkombëtare dhe vendëse për mospërdorim të gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit, raporton agjencia Beta nga Beogradi.
Shoqata e Pavarur e Gazetarëve në Serbi konsideron se ekipi redaktues i Kuririt, me këtë tekst, me vetëdije e ka thyer Kodeksin e gazetarëve të Serbisë, ku theksohet se “gazetari duhet tu kundërvihet të gjithëve, që i shkelin të drejtat e njeriut ose angazhohen për çdo lloj të diskriminimit, të gjuhës së urrejtjes dhe nxitje të dhunës”.