Ndërlidhjet

logo-print

Ndihma e BE-së për Ballkanin ishte penguar nga autoritetet lokale


Pamje në hyrjen e Komisionit Evropian në Bruksel

Pamje në hyrjen e Komisionit Evropian në Bruksel

Ndihma e Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit, që shpresojnë të anëtarësohen në BE, ishte penguar nga “mungesat e konsideruara” në qeveritë e vendeve, ka raportuar sot një organizatë mbikëqyrëse financiare e BE-së.

Fondet mund të reduktohen apo ndalen për t’i detyruar autoritetet në Shqipëri, Bosnjë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi, që të bashkëpunojnë, ka sugjeruar Gjykata Evropiane e Auditimit.

Vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë marrë 5.1 miliardë euro në mbështetjen para-asocimit nga Komisioni Evropian, në periudhën 2007 – 2014, thuhet në raportin e kësaj gjykate, raporton AFP nga Brukseli.

Mëtutje, theksohet se ndihma ishte “gjërësisht efektive”, por ishte “penguar nga mangësitë në autoritetet kombëtare”.

Në këtë aspekt, përmenden “kapaciteti i dobët administrativ” dhe “mungesa e vullnetit politik për reformimin e institucioneve” në disa vende.

“Komisioni duhet në mënyrë sistematike të zbatoj kushte strikte dhe t’i respektoj ato”, tha anëtari i Gjykatës Evropiane të Auditimit, Istvan Szabolcs Fazakash, në deklaratën e tij dhe ka shtuar se “nëse është e domosdoshme, pagesat e ardhshme mund të reduktohen ose suspendohen”.

XS
SM
MD
LG